Artan Nimani shkarkohet nga pozita e rektorit në Universitetin e Gjakovës
Artan Nimani, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, është shkarkuar nga pozita e tij.
Siç raporton Paparaci.com, lajmin e ka konfirmuar Agon Haxhikadrija, kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës.
Mos sigurimi i një atmosfere të përshtatshme dhe të sigurt për mbarëvajtjen e procesit mësimor, reziku i humbjes së besimit ndaj organeve të pavarura vendimmarrëse të universitetit për shkak të mos zbatimit të vendimeve/rekomandimeve të tyre, ndërhyrja në vendime të organeve të pavarura statutare të universitetit, ndryshimi i vendimit të Këshillit të Etikës në Senat si dhe mos adresim të rekomandimit të Këshillit Drejtues duke tejkaluar kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale, dështimi në krijimin e një ambientit të besueshëm, konkurrues, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në meritokraci për çështjen e punësimeve, mos transparenca për financime të botimeve shkencore, etj, konsiderohet të jenë disa nga arsyet e shkarkimit të tij sipas njoftimit.