Artan Behrami: U desh Edi Rama t’ua tregojë vlerat e UÇK-së dhe të Hashim Thaçit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka komentuar fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se Edi Rama është zë për t’i treguar vlerat e UÇK-së dhe të Hashim Thaçit.
Postimi:
Si gjithmonë-një mbështetës i jashtëzakonshëm i Hashim Thaçit i Kadri Veselit dhe krerëve të UÇK-së.
Habia e Edi Rames eshte habi e imja tash e kater vjet.
Ka katër vjet që kërkojmë ngritjen e një komisioni hetues për Gjykatën.
Dhe ne Legjilaturen e re eshte gjeja e pare qe duhet ta bejme.
Sot, shqiptarët e Kosovë duhet të ndihen keq, kokulur. Institucionet e Kosovës duhet të ndihen të poshtëruara.
U desh të vijë Edi Rama për t’i treguar vlerat e UÇK-së, vlerat e Hashim Thaçit dhe të krerëve të UÇK-së.
Edi Rama-zë i fuqishëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Edi Rama-zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian.
Edi Rama-zë i fuqishëm në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
Edi Rama-zë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.