Arsenal armësh – Policia arreston tre persona në Pejë
Tre qytetarë janë arrestuar në qytetin e Pejës.
Të njëjtit po dyshohen për trafik me armë. Gjatë aksionit, Policia ka gjetur edhe municion.
“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet që kanë kryer trafikim me armë. Në posedim të personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: 1 AK-47, 4 revole, një predhë trumblloni, 200 fishekë të kalibrave të ndryshme si dhe dokumente relevante për rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.