Arrihet marrëveshja, minatorët e “Trepçës” ndërpresin grevën
Minatorët e “Trepçës” kanë përfunduar grevën, të cilën e kishin filluar para 10- dite.
RTK-ja raporton se marrëveshja ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë është arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas RTK-së, marrëveshja parasheh plotësimin e kërkesave të minatorëve.
Në negociata për arritjen e kësaj ujdie kanë qenë të përfshirë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë.
Nder kërkesat kryesore të minatorëve kanë qenë shpallja e konkurs për kryeshef të ndërmarrjes "Trepça" dhe marrja e pagave me kohë.