Arrestohet Ujkan Metaj, që ishte arratisur nga burgu i Dubravës - NACIONALE

Arrestohet Ujkan Metaj, që ishte arratisur nga burgu i Dubravës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar Ujkan Metaj, i cili ishte arratisur nga burgu i Dubravës, para disa ditëve.

Policia e Kosovës e shpalli në kërkim, dhe sot kërkoi ndihëmn e qytetarëve për ta lokalizuar të njejtin.

E plotë:

Informacion zyrtar

Arrestohet i arratisuri nga burgu i Dubravës

Prishtinë, 24 korrik 2024

Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për vepren penale "Arratisja e personit tё privuar nga liria”, i njëti është arrestuar sot në orët e pasditës.

Identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Lajme të ngjashme