Arrestohet shtetasi turk në Kosovë, po kërkohej nga INTERPOLI
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një shtetas turk A.P. 1962, i cili kishte flet arrest ndërkombëtar nga INTERPOLI, lëshuar nga ana e autoriteteve turke.
PK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i arrestuari ishte i dënuar me 14 vite burg.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar me sukses kryerjen e detyrave ligjore në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor me shtetet tjera, ku gjatë ditës së sotme pas një pune operativo-hetimore e ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti I lindjes 1962), i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vite burgim.” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
