Arrestohet pejani, kanosi dy policë pasi e ndaluan për shpejtësi - NACIONALE

Arrestohet pejani, kanosi dy policë pasi e ndaluan për shpejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në qytetin e Pejës policia ka arrestuar një qytetar, pasi që po i njëjti po voziste shpejt duke shkaktuar rrezik në trafik.

I dyshuari madje kishte kërcënuar edhe zyrtarët policorë të cilët e kishin ndaluar.

Njoftimi i policisë:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 10.062023 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosë dy zyrtarë policor pasi ata e kishin ndaluar të dyshuarin për shkak se kishte vozitur veturën me shpejtësi të madhe dhe i kishte rrezikuar pjesëmarrësit në trafik. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme