Arrestohet njëri nga administratorët e grupit famëkeq “Albkings”
Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka njoftuar se e kanë arrestuar njërin nga administratorët e “Albkings”, të cilët në rrjetin social “Telegram” dyshohet se kanë shpërndarë fotografi e video intimiduese.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale”, thuhet në njoftim.