Arrestohet një zyrtar komunal në Mitrovicën e Jugut, dyshohet për “ryshfet”
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për “ryshfet”.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka marrë 200 euro ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një granti.
“Hetuesit policorë nga NjRHKEK-Mitrovicë Jug, në koordinim me prokurorinë, më 04.07.2024 rreth orës 12:20, në sheshin ,,Isa Boletini” në Mitrovicë ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin pasi i njëjti ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove.
Hetimi për rastin është zhvilluar me aplikim të masave të fshehta hetimore dhe për zhvillimin e operacionit, policia ka pasur urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Renda.” – thuhet tutje.
Në fund, policia ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.