Arrestohet një të mitur në Prishtinë, dyshohet për tentim vrasje
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje.
Sipas policisë, i dyshuari është I mitur.
“Mbrëmë rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, i cili kishte pësuar lëndime trupore që dyshohet të jenë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë ( thikë). Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të stacioni Jugu në Prishtinë të mbështetur nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë një person të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje sipas hetuesisë, personi i arrestuar: është G.O, mashkull, i mitur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.