Arrestohet një shtetas i huaj në Kosovë, dyshohet për trafikim me drogë - NACIONALE

Arrestohet një shtetas i huaj në Kosovë, dyshohet për trafikim me drogë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Sllovenisë nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike.

I dyshuari u arrestua me ndihmën e autoriteteve austriake, ndërsa sipas policisë ai është dërguar në mbajtje.

“ Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 12.08.2024 – 21.00. Bazuar në urdhë-arrestin ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë është arrestuar një mashkull shtetas i Sllovenisë lidhur me veprën penale Trafikim me lëndë narkotike. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme