Arrestohet një serb në Jarinje, rasti ka të bëjë me një ‘përleshje’
Një person i kombësisë serbe është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Jarinje me urdhër të Gjykatës së Mitrovicës, raportoi mediumi serb “KoSSeV”.
Rastin për mediumin e konfirmoi policia kosovare, e cila tha se kishte të bënte “me një rast më të hershëm përleshjeje”.
“Bëhet fjalë RM (1993), i cili sot u ndalua për shkak të një përleshjeje të ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës. Petrit Fejza nga rajoni i Policisë së Kosovës në veri nuk ka specifikuar se për çfarë përleshje bëhet fjalë, por ka thënë se është një rast që ka ndodhur më herët”, thuhet në raportim.