Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet për krime lufte në Gjakovë gjatë viteve 1998-99 - NACIONALE

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet për krime lufte në Gjakovë gjatë viteve 1998-99

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, kanë njoftuar se kanë arrestuar në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, një person i komunitetit serb me inicialet J.Š.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i njëjti është i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Lajme të ngjashme