Arrestohet një person për dhunë në familje në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari ka sulmuar fizikisht familjaren e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.