Arrestohet një person pasi theri me thikë dy të tjerë në Skenderaj - NACIONALE

Arrestohet një person pasi theri me thikë dy të tjerë në Skenderaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë dy persona të tjerë në Skenderaj, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që, pas një mosmarrëveshjeje, ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme