Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim nga policia - NACIONALE

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim nga policia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë”.

“Me datën 05.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e kërkuar A.A. , mashkull 31 vjeçar nga Prizreni.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1(një ) vit dhe 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”.

“I arrestuari është i dënuar me 1(një ) vit dhe 45 ditë burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “ Lëndim i lehtë trupor” .

I arrestuari A.A. (31 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme