Arrestohet një person në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit - NACIONALE

Arrestohet një person në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person I kërkuar me urdhëres nga Gjykata Themelore në Prizeren. Ai po kërkohej për veprat penale ‘Detyrim’’, "Mashtrimi”.

Pas arrestimit ai është dërguar në vuajtje të denimit për 196 ditë burgimi.

“Me 09.07.2024, në Prizren është arrestuar i dënuari G.K., 34 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale ‘Detyrim’, ‘Mashtrimi’,dhe raste tjera”, njofton Policia e Kosovës.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 196 ditë burgim, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme