Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se vodhi mbi 12 mijë euro stoli ari
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Mitrovicë pasi i njëjti ditë më parë dyshohet se kishtë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, me datë 03.11.20022, në Stacionin Policor Jugu Mitrovicë ishte raportuar një rast i vjedhjes së rëndë ku në një fshat të Mitrovicës persona të panjohur kishin hyrë në një shtëpi duke shfrytëzuar rastin kur në shtëpi nuk kishte qenë asnjë person dhe kishin vjedhur stoli ari me vlerë rreh 12 mijë e 100 euro dhe para të gatshme prej 1 mijë e 100 euro.
“Me urdhër te gjyqtarit te procedurës paraprake është kontrolluar një lokal argjendarie në Mitrovicë ndërsa pas kontrollit janë sekuestruar stolitë e arit, të cilat dyshohen se ishin vjedhur me datën 03.11.2022 dhe janë blerë nga i dyshuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, polcia njofton se i njëjti është intervistuar nga ana e hetuesve në prezencën e avokatit mbrojtës ndërsa pas procedurës së intervsitimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë.