Arrestohet një person në Malishevë, i kishte kërkuar policisë t’ia largonte gruan nga shtëpia - NACIONALE

Arrestohet një person në Malishevë, i kishte kërkuar policisë t’ia largonte gruan nga shtëpia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nga Komuna e Malishevës.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se i njëjti është arrestuar pasi ishte paraqitur në polici duke kërkuar që t’ia largojë bashkëshorten nga shtëpia.

Sipas policisë, ai kishte paralajmëruar se nëse nuk ia largojnë gruan nga shtëpia do të ushtronte dhunë ndaj saj.

“Malishevë 06.10.2023-09:10. Ankuesi mashkull kosovar është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. I njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima (bashkëshortja e tij) është dërguar në spitalin e Psikiatrisë”, është thënë në raport.

Lajme të ngjashme