Arrestohet një person në Gjakovë, hodhi lëndë djegëse në vetura të policisë - NACIONALE

Arrestohet një person në Gjakovë, hodhi lëndë djegëse në vetura të policisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pas një incidenti ku dyshohet se rreth orës 17:50 është hedhur karburant në disa vetura të policisë të parkuara në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, raporton Klan Kosova.

Zjarri përfshiu dy makina, por u ndalua shpejt nga shërbimet e urgjencës.

Autoritetet kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka iniciuar rastin për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” lidhur me incidentin.

Lajme të ngjashme