Arrestohet një person në fshatin Koliq për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje - NACIONALE

Arrestohet një person në fshatin Koliq për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar një person në Prishtinë për dhunë në familje dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

“Arrestimi është realizuar në fshatin Koliq, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje. Personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe 27 fishekë.” – thuhet në njoftim.

PK në njoftim kanë bërë të ditur se personi i arretuar është dërguar në mbajtje.

“Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Lajme të ngjashme