Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje - NACIONALE

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

2 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një 47-vjeçar të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”, pas një operacioni të zhvilluar nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq.

Sipas policisë, arrestimi lidhet me një rast vjedhjeje të ndodhur më 10 korrik në Obiliq. I dyshuari, me inicialet N.H., është intervistuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme