Arrestohet një mjek në Vushtrri, dyshohet për marrje ryshfeti - NACIONALE

Arrestohet një mjek në Vushtrri, dyshohet për marrje ryshfeti

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një mjek është arrestuar në Vushtrri.

Ai dyshohet për marrje të ryshfetit.

Njoftimi:

Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës – Arrestohet për marrje ryshfeti një mjek në Vushtrri

Mitrovicë, 28 tetor 2025 - Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.

Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Lajme të ngjashme