Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet për terrorizëm
Një shtetas kosovar është arrestuar dje në Zvicër. Ai dyshohet për terrorizëm.
Përveç tij është arrestuar edhe një zvicerano-maqedonas, raporton Albinfo.
Terrorizmi i frymëzuar nga xhihadistët konsiderohet si një nga kërcënimet më të rënda për sigurinë e brendshme nga shërbimi i inteligjencës zvicerane.
Dy të dyshuarit e arrestuar janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët federalë, të cilët do të vendosin nëse do të ngrenë akuza dhe për sa kohë do të mbajnë në paraburgim dyshen.
ZAP tha se Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS) gjithashtu kishte dhënë ndihmë për hetimin penal.