Arrestohet një i dyshuar, tentoi të kontrabandonte 4 tonë mish të bardhë në Leposaviq
Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim për kontrabandim me mallra.
Njgarja ka ndodhur në Leposaviq. Në kamion kishte të ngarkuar rreth 4 tonë me mish të bardhë.
“Leposaviç 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë eshte larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. Njesitet policore relevante ne bashkepunim me Doganen e Kosoves, jane duke u marrur me rastin.” – shkruhet në njoftimin e Policisë.