Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani - NACIONALE

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raportohet se është arrestuar në Belgjikë një nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.

Sipas “Klan Kosova” lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi nga policia dhe prokuroria e Bielefeldit.

Raportohet se Huseyin Akkur është arrestuar të hënën në Bruksel, në një aksion të përbashkët nga autoritet belge dhe gjermane.

Tani vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin e dytë, Ayman Dawoud Kirit.

Nimani u vra më nëntë mars të këtij viti.

Lajme të ngjashme