Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ - NACIONALE

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar nën dyshimin për përfshirje në veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’ në Suharekë.

Përmes një njoftimi për media, policia ka treguar se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, dje a pranuar dëshminë e një ankuesi nga një fshat i Suharekës, i cili ka treguar se është duke u kanosur dhe detyruar nga një i dyshuar i kësaj komune.

“Bazuar në deklaratën e ankuesit, ai deklaron se para tri viteve ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth nëntë mije euro, ndërsa i dyshuari tani i kërkon rreth njëzet e një mije euro dhe vazhdimisht e ka kanosur dhe detyruar ankuesin për kthimin e borxhit. Dyshohet se i dyshuari këto lojëra të fatit i ka menaxhuar përmes adresave elektronike nga Zvicra dhe Kosova. Policia ka sekuestruar një telefon me qëllim të ekzaminimit rreth lojërave të organizuara”, është thënë në njoftimin e Policisë, duke dhënë detaje tjera.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari A.L., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është ndaluar për 48 orë”, ka treguar Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme