Arrestohet një doganier në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare - NACIONALE

Arrestohet një doganier në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hetimet e Doganës së Kosovës kanë rezultuar në arrestimin e një doganieri në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas një hetimi disa mujor, hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë arrestuar doganierin dhe katër persona të dyshuar, të cilët janë arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.

Oficeri i arrestuar dyshohet se ka keqpërdorur në mënyrë rutinore detyrën e tij zyrtare duke sjellë produkte në Kosovë pa paguar detyrime doganore.

Njoftimi i plotë:

Dogana e Kosovës arreston një zyrtar Doganor në Han të Elezit

Prishtinë 14 tetor 2022, oficerët e hetimeve të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar Doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me 14/10/2022 në orët e hershme të mengjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër (4) të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje). Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore.

Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupcion”

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Lajme të ngjashme