Arrestohet një burrë në Podujevë, dyshohet për sulm seksual - NACIONALE

Arrestohet një burrë në Podujevë, dyshohet për sulm seksual

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë të dyshuar për sulm seksual në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një grua ka raportuar në Polici se një grua tjetër ka dalë nga shtëpia.

Pas kësaj, policia e ka gjetur viktimën në shtëpinë e të dyshuarit.

Raporti i plotë:

SULM SEKSUAL

Podujevë 23.08.2023-04:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se viktima femër kosovare kishte dal nga shtëpia dhe kishte shkuar ne drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet e hetuesisë kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencën e punëtorit social dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme