Arrestohet një burrë, iu afrua arkivolit të mbretëreshës Elizabetë
Një burrë është arrestuar për shkak se iu afrua arkivolit të mbretëreshës Elizabetë nga vargu i njerëzve që po prisnin për ta nderuar ish-monarken me fronin më të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia Metropolitane tha se burri është arrestuar sipas Aktit për Rend Publik dhe është dërguar në mbajtje.
Incidenti në Parlament ndodhi rreth orës 22 të premten në mbrëmje, thuhet në deklaratën e policisë. Transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre shkurtazi gjatë periudhës së incidentit.
Të premten në mbrëmje, nderim trupit të pajetë i bënë mbreti dhe familjarët e tij, princesha Ana, princi Andrew dhe princi Edward.
Trupi i mbretëreshës do të qëndrojë në Sallën Westminster deri në ditën e funeralit, të hënën./Nacionale