Arrestohet një burrë, dyshohet se ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas dhe vajzës
Policia e Kosovës ka njoftuar për një arrestim.
Në Prishtinë është arrestuar një burrë, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
“Prishtinë 24.01.2025-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – ka shkruar PK-ja.