Arrestohet në Vushtrri një person që shtiu me armë në ajër - NACIONALE

Arrestohet në Vushtrri një person që shtiu me armë në ajër

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person është vënë në pranga në Vushtrri në orët e para të së hënës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shtënë në ajër. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë të tipit pistoletë si provë materiale, raporton Klankosova.tv.

Pas marrjes në pyetje, ndaj tij është ngritur rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Lajme të ngjashme