Arrestohet në Skenderaj kosovari që po kërkohej me urdhërarrest nga Franca
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, pasi që i njëjti po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Policia përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se L.S, 33 vjeçar, shtetas i Kosovës ka pasur urdhërarrest nga shteti i Francës.
“Pas procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Komunikata e plotë e policisë:
Policia në Skenderaj arreston një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar
Skendedraj, 12 gusht 2022
Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.
Arrestimi i personit të kërkuar L. S., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar nga ana e zyrtarëve policorë pas verifikimit të bërë në Sistemin Informativ të Policisë së Kosvës, ku ndaj të njëjtit ka rezultuar që ka urdhër arrest aktiv ndërkombëtar i kekruar nga shteti i Francës.
Pas procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.