Arrestohet në Shkup një 22-vjeçar nga Kosova, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar - NACIONALE

Arrestohet në Shkup një 22-vjeçar nga Kosova, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një shtetas i Kosovës është arrestuar të premten në Shkup, pasi ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar për disa vepra penale.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, arrestimi i të dyshuarit G.K., 22-vjeç, është kryer rreth orës 17:00 në zonën e Bit Pazarit në Shkup nga zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.

Sipas MPB-së maqedonase, 22-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht për veprat penale “vjedhje”, “vjedhje e rëndë”, “lëndim trupor” dhe “zhvatje”.

“G.K. i është dorëzuar Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme