Arrestohet në Podgoricë një nga personat më të kërkuar nga INTERPOL-i - NACIONALE

Arrestohet në Podgoricë një nga personat më të kërkuar nga INTERPOL-i

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një nga personat në listën e më të kërkuarve nga INTERPOL-i është arrestuar në Podgoricë, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, raportoi N1.

Pas disa muajsh kërkimesh të synuara, oficerët e Sektorit të Luftimit të Krimit, ekipi FAST për urdhër-arrestet ndërkombëtare të synuara të Interpolit, privuan nga liria RKZ-në, një nga personat më të kërkuar për të cilin është lëshuar një urdhër ndërkombëtar nga Polonia dhe Koreja e Jugut, thuhej në njoftim.

Siç thuhet, bëhet fjalë për një nga themeluesit dhe pronarët e fondit "Future net", aktiviteti i të cilit është tregtia me monedha dixhitale dhe kriptomonedha dhe dyshohet se ka dëmtuar një numër të madh personash nga territoret e Polonisë dhe Kore të Jugut me partneren e tij SM, duke i shkaktuar dëm në total rreth 21 milionë dollarë amerikanë.

Lajme të ngjashme