Arrestohet në Kullë një i kërkuar nga Belgjika me urdhër arrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë një shtetas kosovar me inicialet S.U., i cili kërkohej nga autoritetet belge përmes një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i.
Arrestimi u krye në orët e para të mëngjesit të 8 korrikut nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë e tjera policore.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të zhvillohen në koordinim me autoritetet kompetente.