Kotorr: Një çarçaf me pesë thika është gjetur në veturën e një nxënësi në parkingun e shkollës
Policia e Kotorrit ka gjetur disa thika, kamë dhe boksa metalikë pas kontrollit të veturës së një djali 18 vjeçar J.S, në parkingun e shkollës.
Policia e Kotorrit morën një deklaratë nga i riu që sapo ka arritur moshën madhore, dhe njoftuan prokurorin kryesor në atë qytet, i cili vendosi se veprimi nuk ka elemente të veprës penale- raporton Vijesti, njofton Kosovo Online.
Sipas të dhënave, policia ka gjetur tek i riu një çarçaf me të paktën pesë thika, kamë dhe boksa metalikë.
Vetura e 18 vjeçarit po kontrollohej pasi që policia po e ndjeknin për aktivitete të tjera të dyshimta, për këtë arsye ai ishte nën vëzhgim.