Arrestohet në Ferizaj 37-vjeçari i dënuar për “Ngacmim”, i kërkuar nga Gjykata - NACIONALE

Arrestohet në Ferizaj 37-vjeçari i dënuar për “Ngacmim”, i kërkuar nga Gjykata

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e stacionit policor në Shtime ka arrestuar sot në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj një person të kërkuar nga organet e drejtësisë, me inicialet F.R., 37 vjeç.

Sipas policisë, arrestimi është kryer në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi i njëjti ishte dënuar me 40 ditë burgim për veprën penale “Ngacmim”.

Pas shoqërimit në stacion policor dhe kryerjes së procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Lajme të ngjashme