Arrestohet në Durrës 57-vjeçari nga Kosova, kërkohej ndërkombëtarisht - NACIONALE

Arrestohet në Durrës 57-vjeçari nga Kosova, kërkohej ndërkombëtarisht

7 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Durrës një 57-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Shtetasi me inicialet E. Zh. u lokalizua dhe u arrestua provizorisht në lagjen nr. 13 në Durrës, në kuadër të operacionit “Wanted 38”.

Sipas Policisë shqiptare, ai ishte dënuar në Kosovë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë.

Lajme të ngjashme