Arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, i përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve - NACIONALE

Arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, i përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar në Berat. Bëhet me dije se po bëhet transferimi për në Tiranë, ku do të vuajë edhe dënimin me burg, raportojnë mediat në Shqipëri.

Kujtojmë se në prill të këtij viti ai ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është vendosur dënimi përfundimtar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Vendimi u mor në mungesë të tij pasi Bode është arratisur nga vendi. Prej kohësh, Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik droge.

Bode, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar pak kohë më parë në Itali për trafik droge).

Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.

Lajme të ngjashme