Arrestohet ‘kauboji’ nga Vushtrria, po bartte armë në brez - NACIONALE

Arrestohet ‘kauboji’ nga Vushtrria, po bartte armë në brez

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 21-vjeçar në Vushtrri i cili barte armë në brez. Ama që ai po e barte sipas policisë nuk kishte leje.

“Personi i dyshuar H.Ç., 21 vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave materiale”.

Policia ka dhënë edhe detaje tjera për këtë rast.

“Personi i dyshuar në fjalë është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedure te rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lajme të ngjashme