Arrestohet i dyshuari për therjen në Deçan, akuzohet për vrasje në tentativë - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për therjen në Deçan, akuzohet për vrasje në tentativë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit për therjen me thikë në Deçan, ai është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kishte njoftuar për therjen me thikë të një burri në Deçan nga një burrë tjetër.

Viktima sipas policisë është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.

NJOFTIMI:

“Arrestohet i dyshuari pёr veprën penale 'Vrasje nё tentativё'

Pejë, 09 shtator 2024

Ju njoftojmë se me datë 08.09.2024 rreth orës 22:35, Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar së në Rrugën Luan Haradinaj në Deçan, në një market dyshohet së një person është therur me mjetë të mprehtë Thikë, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të pa njohur. Viktima është dërguar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal, e me vonë me udhëzim të mjekut kujdestarë është dërguar për në QKUK në Prishtinë.

Ne vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore për të kryer shqimin e vendit të ngjarjes.

Policia është venë në kërkim të të dyshuarit, me datë 09. 09. 2024, pas një pune intensive Stacioni Policor në Deçan ka arrit ta identifikoji vendndodhjen e tij dhe ta arrestoji të dyshuarin.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme