Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e tre personave në Pejë - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e tre personave në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar Agron Gashin të dyshuarin për tentim vrasjen e tre personave mbrëmë në Pejë.

Në këtë rast tre persona mbetën të plagosur.

I dyshuari është dërguar në mbajtjet për 48 orë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi“ e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Personi i dyshuar për vrajse të rëndë në tentativë, për plagosjen e tre personave, para pak momentesh është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.” – ka thënë ai.

Kujtojmë se Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit.

Lajme të ngjashme