Arrestohet i dyshuari për të shtëna me armë në Gllogjan - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për të shtëna me armë në Gllogjan

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia në Pejë, përkatësisht Stacioni Policor në Deçan, gjatë ditës së sotme ka pranuar informacion se në fshatin Gllogjan të Deçanit dyshohej për të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar disa prova lidhur me rastin.

Hetuesit e Stacionit të Deçanit, pas veprimeve intensive hetimore, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit “Pietro Beretta” kalibër 9 mm dhe një karikator.

“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48- orë”, tha Policia në njoftim.

I dyshuari është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lajme të ngjashme