Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan
Një person i dyshuar për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, vitin e kaluar në maj të vitit 2023 në Zveçan, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
I dyshuari ishte në listën e personave të kërkuar për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur afër objektit të komunës.
Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Zveçan, 29.05.2023, NN. Njësia policore gjatë realizimit të detyrave ligjore në një pikë kontrolli kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se është i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve policor afër objektit të Komunës. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.