Arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve në markete
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar S.M. (34-vjeç) nën dyshimin për disa raste të vjedhjeve, kryesisht në markete.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga polica, ku thuhet se i dyshuari është arrestuar të hënën nga njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë.
Sipas policisë, astet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.
“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të arrestojnë në flagrancë personin e dyshuar: S.M. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për 6 raste të vjedhjeve.