Arrestohet gjilanasi, mashtroi duke shitur banesën dy herë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan pasi dyshohet se ka mashtruar dy burra të tjerë, duke shitur banesën e njëjtë, në periudha kohore të ndryshme.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari ka pranuar veprën dhe është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
MASHTRIM
Rr. Idriz Seferi , Gjilan NN.2014 – N:N. Me 25.02.2023-15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shitur banesën e njëjtë, në përudha kohore të ndryshme, dy viktimave meshkuj kosovar. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar ne mbajtje.
