Arrestohet gjakovari, i konfiskohen dy pistoleta e 30 copë fishekë
Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi të njëjtit i janë konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë.
Siç thuhet në komunikatën e policisë, të njëjta ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
“Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992). Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.
