Arrestohet edhe një tjetër person i dyshuar për aksidentin fatal me tre jetë të humbura në Prizren - NACIONALE

Arrestohet edhe një tjetër person i dyshuar për aksidentin fatal me tre jetë të humbura në Prizren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar edhe një person i dytë i dyshimtë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbetën të vdekur tre të rinj që ishin duke ndjekur një garë mes veturash, e ku njëra nga veturat ka devijuar nga kontrolli me pasoja vdekjeprurëse për tre nga shikuesit e kësaj ngjarje.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për media arrestimin edhe të një të dyshuari, për çka zëdhënësi Baki Kelani, tha se me urdhër të prokurorit të njëjtit ndalohet për 48 orë.

Lidhur me rastin e aksidentit me pasoja fatale i ndodhur në autostradë, pas arrestimit fillimisht të një personi të dyshuar, sot është identifikuar dhe arrestuar edhe një person i dytë i dyshuar”, ka thënë zëdhënësi.

Lajme të ngjashme