Serbi i arrestuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq, raportohet se është në Listën e Zezë të ShBA-ve - NACIONALE

Serbi i arrestuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq, raportohet se është në Listën e Zezë të ShBA-ve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale, dje ka njoftuar, se është arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Mësohet se i arrestuari është Milan Mihailoviç, njëri ndër bashkëpuëtorët e ngusht të Zvonk Veselinoviq.

Mihailoviç, nuk ishte ndër të dyshuarit në aktakuzën e Prokurorisëm fillimisht, edhe pse është përmendur si njëri ndër të dyshuarit potencial. Ai u arrestua dje, e i njejti po raportohet të jetë pjesë e Listës së Zezë të ShBA-ve.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.M., dyshohet si anëtar i grupit kriminal të organizuar ka marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale ‘’Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘’Vrasje e rëndë’’ në vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë N.S., M.R., R.B dhe S.A., ku për të cilët është duke vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Po ashtu, i njëjti që nga fillimi i vitit 2019, ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes, edhe pse ka pasur Urdhërarrest në fuqi, dhe më datë 19.10.2022, në orët e mbrëmjes është arrestuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Special

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018.

Lajme të ngjashme